Dy rrugë së bashku me një pjesë të rrugës “Muharrem Fejza”, në Prishtinë do të mbyllen sot për shkak të punimeve.
Kështu ka njoftuar Komuna e Prishtinës duke cektur se rrugët “Venet Bajrami” dhe “Lotë Vaku”, në drejtim të lagjes “Mat”, përkohësisht nuk do të jenë për qarkullim.
Kjo mbyllje do të jetë nga dita e sotme deri të martën e javës së ardhshme, duke filluar prej orës 08:00-18:00.
“Për shkak të punimeve në rrugën “Muharrem Fejza”, në të cilën janë duke u bërë zhvendosja e trafos së rrymës si dhe zgjerimi i rrugës në atë pjesë, ju njoftojmë se segmenti i rrugës me gjatësi L=145m prej kryqëzimit të rrugës “Muharrem Fejza” me rrugët “Venet Bajrami” dhe “Lotë Vaku”, deri te kryqëzimi i rrugës “Muharrem Fejza” me rrugën “Vëllezërit Domaneku” në drejtim të lagjes “Mat”, do të mbyllet për qarkullim”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.