Ndeshja ndërmjet Nice dhe Toulouse është luajtur pa monitorimin e famshëm teknologjik. Arsyeja se pse nuk mun të përdorej “Goal Line Technology” gjatë kësaj ndeshjeje ishte qesharake për nivelin e kampionatit francez.
Një mi kishte kafshuar kabllot në stadium dhe “Goal Line Technology” nuk kishmte më. Fati i shoqëroi gjyqtarët në këtë ndeshje, pasi nuk pati asnjë episod të diskutueshëm, transmeton Gazeta Sinjali.
Kjo nuk është hera e parë që ka probleme teknologjike në futboll, por është rasti i parë që problemet i shkakton një mi.
Klubi francez ka thënë se do të marrin masa që nga ndeshja e radhës duke e rregulluar problemin. /Gazeta Sinjali/