image Për pesë muaj u shtruan vetëm 200 metra të rrugës “Muharrem Fejza”

Sociale

Për pesë muaj u shtruan vetëm 200 metra të rrugës “Muharrem Fejza”

news image

E gjatë jo më shumë se 1.2 kilometra, rruga “Muharrem Fejza” në Prishtinë ishte planifikuar të asfaltohej për 120 ditë. Mirëpo që nga muaji prill, kur kanë filluar punimet, kanë përfunduar vetëm 200 metrat e para të rrugës. Kjo është njëra ndër rrugët më të ngarkuara në kryeqytetin e Kosovës.

Arben Rashiti ka disa muaj që nuk po mund të jetojë në banesën e tij në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë.

“As dritaren e ballkonit nuk mundemi me e qelë prej pluhurit çka bohet”, thotë ai për REL.

Që nga muaji Prill kur filloj rregullimi i kësaj rruge ai thotë se po shkon në vendlindjen e tij në Bujanoc për shkak të pluhurit të rrugës së dëmtuar.

“Ka ra qikjo rrugë qitu qe shpesh nuk vij në banesë, shkoj në fshat”, tha ai.

Por, kjo prishje e rrugës ka dëmtuar edhe bizneset që janë përgjatë saj. Fitim Ibrahimi ka pesë vjet që shet pemë dhe perime në lokalin e tij. Ai thotë se mos përfundimi i rrugës i ka shkaktuar shumë humbje.

“Mezi që po ekzistojmë që shtatë muaj ditë”, tha ai. /Gazeta Sinjali/