image Për pak vjet, në Hënë astronautët mund të përdorin WhatsApp

Teknologji

Për pak vjet, në Hënë astronautët mund të përdorin WhatsApp

news image

Astronautët në misionet e ardhshme në Hënë mund të flasin me miqtë e tyre nëpërmjet WhatsApp. Madje mund të shikojnë edhe filma në platformën Netflix, transmeton Gazeta Sinjali.

Firma britanike Inmarsat do të bëjë të mundur që në vitin 2028, satelitët e internetit të jenë në gjendje të orbitojnë rreth Hënës.

“Astronautët në Hënë do të mund të shohin Netflix dhe sigurisht që do të mund të flasin me të afërmit dhe miqtë nëpërmjet WhatsApp”, tha Nick Shave, zv.president i programeve strategjike të Inmarsat.

Në dekadën e ardhshme priten shumë misione në Hënë dhe pa dyshim se do të jenë më të lehta për astronautët.

/Gazeta Sinjali/