image “Për pak sa na mbyti”, shoferi i autobusit "Arditi Tours" rrezikon jetën e udhëtarëve - bën tejkalimin e rrezikshëm

Siguri

“Për pak sa na mbyti”, shoferi i autobusit “Arditi Tours” rrezikon jetën e udhëtarëve – bën tejkalimin e rrezikshëm

news image

Rreziku që iu kanoset nga vozitës të papërgjegjshëm në trafik pothuajse çdo ditë, po vazhdon t’i shqetësoj tejet shumë qytetarët e Kosovës, të cilët vazhdimisht po raportojnë për shkeljet e ligjit që po i bëjnë shoferët, raporton Gazeta Sinjali.

Një sinjalizues i Gazetës Sinjali ka njoftuar se sot gjatë ditës janë përballur me një rrezik goxha të madh, të cilin ia shkaktoi një shofer autobusi.

Sinjalizuesi bën të ditur se rreth orës 17:00, teksa po ktheheshin nga pushimet në Shqipëri, ka kapur me kamerën e tij një moment ku autobusi i kompanisë “Arditi Tours”, në Milot, ka rrezikuar jetën e dhjetra udhëtarëve duke bërë një tejkalim të rrezikshëm në dy vija të plota.

Siç shprehet ai, nga ky tejkalim, përveç atyre që ishin në autobus, të rrezikuar ishin edhe qytetarët që ishin në vetura.

“Përshendetje desha ta bëjë nje denoncim për kompanin Arditi Tours ku sot rreth orës 17:00 duke u kthyer prej pushimeve në Shqipëri pikerisht ne Milot përpak se na mbyti me nje tejkalim shume shume te rrezikshëm ne dy vija te plota dhe tejkalim te disa veturave dhe ata kan qen shume te rrezikuar”, u shpreh ai.

Vazhdoni të denonconi kundërvajtjet në Gazetën Sinjali, në mënyrë që të kontribuojmë sadopak në sigurinë në trafik.

/GazetaSinjali/