Gjatë javës së fundit të prillit, në Kosovë kanë humbur jetën dy persona si pasojë e aksidenteve rrugore.
Përveç aksidenteve me fatalitet, gjatë kësaj jave që po e lëmë pas, sipas Policisë së Kosovës, janë shkaktuar hiç më pak se 119 aksidente me të lënduar, shkruan Gazeta Sinjali.
Nga këto 119 aksidente, del të jetë se dita e shtunë ishte me më së shumti raste të aksidenteve me të lënduar, gjithsej 27.
Ndërsa, aksidente me dëme materiale, nga e hëna e kësaj jave janë shkaktuar 248.
Si duket, as gjobat nuk po arrijnë t’i vetëdijësojnë qytetarët, kjo ngase në vetëm një javë, Policia e Kosovës ka shqiptuar 12.377 tiketa.
Dita e enjte u shënjua me më së shumti gjoba të shqiptuara – në total 1996.