Policia e Kosovës ka njoftuar se ka shqiptuar 2,280 gjoba gjatë ditës së enjte, shkruan Gazeta Sinjali.
Në raportin e policisë bëhet e ditur se 1,788 janë shqiptuar ndaj shkelësve të rregullave të trafikut.
Ndërsa, 429 gjoba janë shqiptuar ndaj personave që nuk kanë zbatuar masat që parasheh ligji për luftimin dhe parandalimin e pandemisë.
Gjithashtu, në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se janë arrestuar 25 persona, 12 janë dërguar në mbajtje dhe 7 persona në vuajtje të dënimit. /GazetaSinjali/