Dy artistët e njohur shqiptarë Butrint Imeri dhe Ermal Fejzullahu më 19 shkurt publikuan këngën e re, “Për një dashuri”.
Këtë version të këngës artistët e shoqëruan me videoklip dhe siç duket është duke u pëlqyer shumë nga publiku, transmeton Gazeta Sinjali.
“Për një dashuri” e Butrint Imerit dhe Ermal Fejzullahut ka arritur të marrë mbi dy milionë klikime vetëm dy ditë pas publikimit.
Kujtojmë se për përpunimin e muzikës është kujdesur producenti Rzon, ndërsa regjinë e videoklipit e ka bërë Valon Aziri./Gazeta Sinjali/