image Për kë votuan më shumë qytetarët e 11 provincave të prekura nga tërmeti në Turqi

Evropë

Për kë votuan më shumë qytetarët e 11 provincave të prekura nga tërmeti në Turqi

news image

Rezultatet e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në provincat e goditura nga tërmeti në Turqi zbuluan mbështetje për presidentin turk Erdogan dhe Partinë e tij për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP).

11 provincat që u prekën nga tërmetet e dyfishta të shkurtit ishin Kahramanmaras, Hatay, Gaziantep, Malatya, Diyarbakir, Kilis, Sanliurfa, Adiyaman, Osmaniye, Adana dhe Elazig.

Tetë prej tyre mbështetën Erdoganin në zgjedhjet presidenciale. Adana, Hatay dhe Diyarbakir votuan për Kilicdaroglu, raporton Al Jazeera.

Në votimet parlamentare, 10 prej tyre votuan për AKP-në e Erdoganit, me përjashtim të provincës kryesisht kurde të Dijarbakirit.

/GazetaSinjali/