image Cramon zbulon kërkesat e presidentes Osmani për EULEX-in

Politikë

Cramon zbulon kërkesat e presidentes Osmani për EULEX-in

news image

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon në një konferencë për shtyp ka deklaruar se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kërkuar nga Bashkimi Evropian mbështetje në disa prej çështjeve të cilat kanë të bëjnë me sundimin e ligjit, raporton Gazeta Sinjali.

Këto kërkesa Cramon thotë se i ka pranuar nga takimi që ka zhvilluar me presidenten Osmani. Ajo deklaron se kërkesat e Osmanit do të mbështeten nga BE-ja.

“Për herë të parë ajo ka dërguar disa kërkesa ku ajo do të dëshironte të kishte mbështetje nga Misioni i Eulexit në disa prej çështjeve ligjore këtu në Kosovë dhe mendoj se ajo këtu ka të drejtë. Ndërsa kemi misionin e Eulexit këtu që është krijuar nga institucionet e BE-së dhe është në kompetencën e presidentes të miratojë mandatin e Eulexit dhe ajo mund të shtojë ndonjë kërkesë”, ka thënë ajo. /Gazeta Sinjali/