Pas më shumë se pesë muajsh, në Kanada nuk është raportuar asnjë viktimë nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit, sipas të dhënave nga Agjencia e Shëndetit Publik.
Në bazë të të dhënave qeveritare, numri i përgjithshëm i viktimave të COVID-19 në këtë shtet mbeti 9 mijë e 163, shkruan Reuters.
Megjithatë, gjatë kësaj periudhe u regjistruan 702 raste të reja të këtij infeksioni dhe numri i përgjithshëm i të prekurve nga virusi i ri shkoi në 135 mijë e 626.
Pas lehtësimit të masave kufizuese dhe rihapjes së shkollave, numri i rasteve të reja të virusit në Kanada ka shënuar rritje të lehtë ditëve të fundit.
Rasti i parë i koronavirusit në Kanada është regjistruar më 25 janar në Toronto. Vatra të mëdha të përhapjes më pas ishin bërë provinca me popullsinë më të madhe, Ontario dhe province fqinje, Kuebeku.