image Kanada do të sigurojë katër tanke shtesë Leopard 2 për Ukrainën

Botë

Kanada do të sigurojë katër tanke shtesë Leopard 2 për Ukrainën

news image

Kryeministri kanadez Justin Trudeau ka njoftuar se Kanadaja do të ofrojë mbështetje shtesë ushtarake për Ukrainën.

Të premten, Trudeau tha se Kanadaja do të sigurojë katër tanke të tjera kryesore të betejës Leopard 2, raporton CTV News.

Tanket shtesë do të rrisin numrin e përgjithshëm të tankeve të ofruara nga Kanada në tetë.

Kanadaja do të sigurojë gjithashtu një automjet rikuperimi të blinduar, si dhe mbi 5000 fishekë municionesh.

/GazetaSinjali/