image Kanada ndalon importin e të gjitha produkteve ruse të aluminit dhe çelikut

Botë

Kanada ndalon importin e të gjitha produkteve ruse të aluminit dhe çelikut

news image

Kanadaja ka ndaluar importin e të gjitha produkteve ruse të aluminit dhe çelikut në një masë që synon t’i mohojë Moskës aftësinë për të financuar luftën e saj kundër Ukrainës.

Përmes një deklarate, Kanadaja ka theksuar se ata do të bëjnë gjithçka që munden për të kufizuar të ardhurat e përdorura për të financuar pushtimin e paligjshëm dhe barbar të Putinit në Ukrainë.

“Ukraina mund dhe duhet ta fitojë këtë luftë. Ne vazhdojmë të bëjmë gjithçka që mundemi për të shkurtuar ose kufizuar të ardhurat e përdorura për të financuar pushtimin e paligjshëm dhe barbar të Putinit në Ukrainë”, tha ministrja kanadeze e financave, Chrystia Freeland, në një deklaratë, raporton Reuters.

/GazetaSinjali/