Ish-kandidatja për kryeministre nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherit gruaja më e votuar në Kosovë, Vjosa Osmani, është zgjedhur kryetare e Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Zgjedhja e Osmanit në krye të Kuvendit të Kosovës, përbën një ndryshim në historinë e vendit tonë. Kosova për herë të parë ka një kryeparlamentare grua, shkruan Gazeta Sinjali.
Në seancën e thirrur të Kuvendit të Kosovës, pika e vetme e rendit të ditës ishte propozimi i Lëvizjes Vetëvendosje për Vjosa Osmanin për kryetare të Kuvendit.
Ajo mori 65 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, raporton Gazeta Sinjali.
Vjosa Osmani ka qenë nga fillimi pro arritjes së koalicionit me partinë e Albin Kurtit.
Dje u nënshkrua marrëveshja për bashkëqeverisje mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovë. Ndësa sot deputetët e Kuvendit votuan Qeverinë Kurti.
Për përbërjen e qeverisë së re, 66 deputetë votuan pro, asnjë kundër dhe 10 abstenuan.
Lideri më i fortë opozitar, Albin Kurti, pas 23 vitesh rrugëtim politik është bërë Kryeministër i Kosovës.
Koalicioni Lëvizja Vetëvendosje-Lidhja Demokratike e Kosovës, ka bërë kthesë të madhe politike në vend. Pas më shumë se një dekade, Partia Demokratike e Kosovës, ka shkuar në opozitë. /Gazeta Sinjali/