image Për herë të parë në histori rritet numri i grave përfaqësuese në Kongresin amerikan

Botë

Për herë të parë në histori rritet numri i grave përfaqësuese në Kongresin amerikan

news image

Në Kongresin amerikan për herë të parë do të shërbejnë një numër i madh i grave dhe gjithashtu numër i madhe i grave republikane do të shërbejnë edhe në Dhomën Përfaqësuese.

Të paktën 141 gra do të shërbejnë në Kongres vitin e ardhshëm duke thyer rekordin që ishte vendosur në vitin 2019, ku shërbenin 127 gra, transmeton Gazeta Sinjali.

Këto shifra përfshijnë të paktën 116 gra në Dhomën e Përfaqësueseve, duke thyer rekordin 102 të vendosur gjithashtu në vitin 2019, dhe 25 në Senat, megjithëse ky numër mund të tkurret me ngjitjen e Senatores së Kalifornisë, Kamala Harris në postin e zëvendespresidentes.

Do të ketë të paktën gjashtë gra me ngjyrë në Kongres, katër demokrate dhe dy republikane, përfshirë Cori Bush./Gazeta Sinjali/