Mekanizmi i vaksinave COVAX ka shpërndarë gati 38.4 milionë doza vaksinash antiCOVID në 102 vende, përfshirë Kosovën, gjashtë javë pasi ajo filloi me furnizime.
Programi ofron ndihmë për shtetet që kryesisht janë me të ardhura të pakta, duke bërë të mundur vaksinimin e punonjësve shëndetësorë dhe të tjerëve në rrezik të lartë, edhe nëse qeveritë e tyre nuk kanë arritur të sigurojnë vaksina nga prodhuesit.
Ishulli i Karaibeve St. Lucia u bë vendi i 100-të që merr vaksina përmes COVAX.
Kosova vetëm një javë më parë kishte arritur të siguronte vaksinat e para përmes këtij programi. Në aeroportin e Prishtinës mbërritën 24 mija doza të vaksinës “AstraZeneca”./Gazeta Sinjali/