image Për fushatë, në Prizren "mbin" shtylla elektrike në mes të asfaltit

Kosovë

Skandaloze/ Për fushatë, në Prizren “mbin” shtylla elektrike në mes të asfaltit

news image

Fushata për zgjedhjet e 6 tetorit, po i detyron partitë politike të cilat kanë marr pushtetin lokal të bëjnë punë skandaloze shkel e shko.

Ngarendja për tu dëshmuar para qytetarëve,  ka bërë që autoritetet komunale të Prizrenit,  ta bëjnë një vepër absurde që mbase mund të ndodhë vetëm në Kosovë, raporton Gazeta Sinjali

Kjo komunë e cila udhëhiqet nga Vetëvendosje, së fundi ka asfaltuar një rrugë brenda qytetit me shtyllën elektrike në mes të saj.

Rasti është denoncuar publikisht nga një qytetar, simpatizant i një partie rivale,  në profilin e tij në facebook.    

Rruga gjendet në lagjen “Dardania” dhe sipas këtij sinjalizuesi ajo është shtruar brenda ditës. /Gazeta Sinjali/

Para asfaltimit
Pas asfaltimit