Dhjetëra qytetarë në Tiranë kanë marshuar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” drejt sheshit “Nënë Tereza” pas lajmit që ka tronditur opinionin publik për përdhunimin e 15-vjeçares në Babrru nga një 65-vjeçar, i cili ka qenë roja i saj i shkollës.
Më pas ata janë zhvendosur përpara Ministrisë së Arsimit ku kanë thirrur në kor “Ministria e turpit”.
“Për fëmijërinë e vjedhur”, “Mbroni vajzat, jo pedofilët’, “Pse nuk raportojmë”, “Marshoj për vajzën dhe mbesat e mia” janë disa nga pankartat që qytetarët mbajnë në duar.
Në shesh nuk kanë munguar as personazhet e njohur si ish-deputetja, Grida Duma, këngëtarja Aurela Gaçe, deputeti Halit Valteri dhe shumë të tjerë.
Ajo që bie në sy është fakti se një pjesë e madhe e protestuesve mbajnë maska dhe ruajnë distancë nga pjesa tjetër./Gazeta Sinjali/