image Për Ditën e Pavarësisë mbyllen qendrat e vaksinimit kundër COVID-19

Shëndetësi

Për Ditën e Pavarësisë mbyllen qendrat e vaksinimit kundër COVID-19

news image

Ministria e Shëndetësisë ka bërë një njoftim tjetër në lidhje me personat që dëshirojnë të vaksinohen kundër COVID-19.

Kjo ministri ka bërë të ditur se gjatë ditës së nesërme qendrat e vaksinimit kundër koronavirusit nuk do të punojnë.

Kjo për shkak të Ditës së Pavarësisë së Kosovës.

Vaksinimi kundër COVID-19 do të vazhdojë në të gjitha qendrat ditën e premte, më 18 shkurt 2022, sipas orareve të rregullta të vaksinimit që i kanë qendrat në çdo komunë. Duke ju bërë thirrje që të zbatojnë masat në fuqi dhe të vaksinohen kundër COVID-19, në mundësinë e parë, Ministria e Shëndetësisë i uron qytetarët me rastin e Ditës së Pavarësisë!”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

/GazetaSinjali/