image Për ditëlindjen e Lumi B, bashkëshortja e tij publikon foto të pa publikuar më parë

Bota e Yjeve

Për ditëlindjen e Lumi B, bashkëshortja e tij publikon foto të pa publikuar më parë

news image

Reperi Lumi B feston sot ditëlindjen dhe bashkëshortja e tij, Miranda, është kujdesur që t’i bëj një urim special në rrjete sociale.

Ajo ka postuar në Instagram për herë të parë foton e parë që ata të dy kanë realizuar bashkë si çift. Këtë imazh ajo e ka bashkuar me një foto nga martesa si për të treguar se do të jenë të dy gjithmonë bashkë.

“Nga fotoja jonë e parë si çift deri në përjetësi. Gëzuar ditëlindjen dashuri”, shkruan Miranda në postim.

Ajo gjithashtu ka publikuar dhe një foto të reperit me djalin e tyre, që e mban në krahë.

“Gëzuar ditëlindjen shoku im i ngushtë, zemra ime, bashkëshorti im… Të dua shumë”, shkruan bashkëshortja e Lumi B.


Pak kohë më parë, Lumi B, i ftuar në një emision ka rrëfyer njohjen me bashkëshorten e tij, Mirandën, ai zbuloi se me të është njohur që në moshën 20-vjeçare në një festë dhe në fakt ai nuk kishte shkuar për Mirandën, por për një vajzë tjetër.

/GazetaSinjali/