image “Shkova për tjetër femër”, Lumi B rrëfen historinë e pazakontë të njohjes me gruan e tij

Bota e Yjeve

“Shkova për tjetër femër”, Lumi B rrëfen historinë e pazakontë të njohjes me gruan e tij

news image

Si rrallë herë Lumi B është rrëfyer për jetën e tij private.

I ftuar te ‘’Robi plaket kur don vet’’ , reperi mes tjerash ka zbuluar edhe njohjen me gruan e tij Mirandën.

Çifti kanë 15 vite së bashku dhe janë prindër të një djali, me emrin Blin.

Lumi zbuloi se me Mirandën është që nga mosha 20 vjeçare, ndërsa e ka njohur në një festë ku në fakt kishte shkuar për një tjetër femër.

Aty u njoh me Mirandën, me të cilën janë rritur bashkë dhe nuk janë ndarë që prej asaj kohe.
Ndryshe Miranda përkundër që bashkëshortja e njërit prej reperëve më të njohur në vend ka vendosur të qëndrojë larg medias dhe dyshja nuk kanë asnjë paraqitje televizive së bashku.

Lumi është bërë baba në moshën 25 vjeçare ndërsa ka thënë se dëshiron edhe një fëmijë tjetër siç është përgjigur ai ‘’kur të është kismet’’.

Sa i përket projekteve muzikore reperi sapo ka publikuar projektin e ri në bashkëpunim me këngëtaren Xhensila Myrtezaj. /GazetaSinjali/