image Lansohet “Qef” nga Lumi B e Bardhi

Bota e Yjeve

Lansohet “Qef” nga Lumi B e Bardhi

news image

Verës 2021 i është shtuar edhe një këngë tjetër me plot ritëm e ngjyra.

Bëhet fjalë për projektin e ri të reperit Bardhi, të cilin e solli në bashkëpunim me artistin Lumi B, shkruan Gazeta Sinjali.

“Qef” titullohet kënga e dyshes së famshme, e cila është kompletuar edhe nga ana vizuale.

Kënga është mjaft ritmike dhe me një paraqitje të mahnitshme të të dy artistëve e me plot vajza atraktive.

Gjithashtu ajo që bie më shumë në sy janë flamujt e tupanat.

Tekstin dhe melodinë e kanë realizuar reperët, kurse producent ekzekutiv është Jetmir Agaj njëherësh menaxheri i Bardhit. /Gazeta Sinjali/