image Për 8 minuta e 46 sekonda, si e vrau policia George Floyd

Botë

Për 8 minuta e 46 sekonda, si e vrau policia George Floyd

news image

Vetëm 8 minuta e 46 sekonda i mjaftuan Policisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Menneapolis që të vrisnin tragjikisht afro-amerikanin George Floyd dhe për të quar SHBA-të në trazira masive.

New York Times ka siguruar pamjet e kamerave të sigurisë përmes të cilave kanë rikonstruktuar vdekjen e Floyd, transmeton Gazeta Sinjali.

Sipas NY Times, pamjet e kamerave të sigurisë, pamjet e filmuara nga qytetarët e pranishëm si dhe dokumentet zyrtare tregojnë se si veprimet e policisë në Minneapolis çuan në një rezultat fatal.

Ndërkaq, kujtojmë se vdekja e George Floyd ndodhi më 25 maj pasi një shitës e akuzoi atë se po përpiqej të blinte cigare me një faturë të falsifikuar 20 dollarë, për këtë arsye ai e thirri policinë.

Me të mbërritur në vendngjarje, policia përplasi Floydin në tokë dhe oficeri Derek Chauvin u gjunjëzua në qafë për 8 minuta e 46 sekonda , dhe nuk e hoqi gjurin edhe pasi Floyd humbi vetëdijen.

Të gjithë oficerët e policisë që morrën pjesë në incident u pushuan nga puna, kurse dhe Polici vrasës i Floyd, Chauvin u arrestua dhe u akuzua për vrasje./Gazeta Sinjali/

https://www.nytimes.com/video/us/100000007159353/george-floyd-arrest-death-video.html?smid=fb-share&fbclid=IwAR2jIXOMqiTPjljfzHSTiGruZd8JcdZc4hkdItj5_xEW-Qm3KKqQbT1ohPs