image Për 6 ditë, mbi 1500 qytetarë në rajonin e Ferizajt u dënuan për shkelje të masave antiCOVID

Siguri

Për 6 ditë, mbi 1500 qytetarë në rajonin e Ferizajt u dënuan për shkelje të masave antiCOVID

news image

Drejtoria Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se prej datës 30 gusht deri më dje ka shqiptuar 1522 gjoba ndaj qytetarëve për shkak që nuk i kanë respektuar masat antiCOVID.

Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe janë kontrolluar dhjetëra lokale dhe janë mbyllur gjashtë prej tyre, shkruan Sinjali.

Policia, përmes një komunikate, ka njoftuar se janë kontrolluar edhe personat që janë në vetizolim për shkak të infektimit me COVID-19.

Kujtojmë që sot janë regjistruar 489 raste të reja dhe 28 viktima nga koronavirusi në Kosovë.

/GazetaSinjali/