image Për 24 orë u administruan 350 doza të vaksinës antiCOVID

Shëndetësi

Për 24 orë u administruan 350 doza të vaksinës antiCOVID

news image

Ministria e Shëndetësisë pak më parë ka publikuar raportin 24 orësh mbi gjendjen me pandeminë në Kosovë. Sipas njoftimit, janë regjistruar 32 raste të reja, ndërsa nuk ka pasur asnjë viktimë, shkruan Gazeta Sinjali.

Ndër të tjerash, MSh ka dhënë detaje edhe për vaksinat që janë dhënë brenda kësaj periudhe kohore.

Sipas MSh-së, në 24 orët e fundit janë dhënë 350 doza të vaksinës kundër COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.

Ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë mbi 1 milion e 817 mijë doza të vaksinës. Prej tyre, deri më sot 818.255 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, kurse 98.577 mijë të tjerë kanë marrë doza përforcuese dhe dozën e tretë.

/Gazeta Sinjali/