Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 125 pacientë që ishin të infektuar me koronavirus, raporton Gazeta Sinjali.
Në total, numri i të shëruarve deri tani ka shkuar në 5 mijë e 480.
Ndërkaq, në 24 orët e fundit janë konfirmuar 181 raste të reja dhe 3 viktima.
Numri total i rasteve pozitive është 9 mijë e 869 raste nga 39 mijë e 741 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 303 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Numri i rasteve aktive është 3 mijë 961./Gazeta Sinjali/