image Për 24 orë arrestohen shtatë persona që po kërkoheshin nga policia

Siguri

Për 24 orë arrestohen shtatë persona që po kërkoheshin nga policia

news image

Policia e Kosovës ka arritur që brenda 24 orëve t`i arrestojë shtatë persona që kërkoheshin për vepra të ndryshme penale, raporton Gazeta Sinjali.

Dy persona janë arrestuar në rrugën “Bill Clintoni” dhe të njëjtit janë dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës.

Dy arrestime tjera kanë ndodhur në aeroportin e Prishtinës, ku për njërin nga të dyshuarit ka pasur urdhërarrest ndërkombëtar dhe ka qenë shtetas i Maqedonisë së Veriut. Kurse për tjetrin urdhër arrest kishte lëshuar Gjykata Themelore në Gjakovë, bëhet e ditur në raportin 24 orësh të policisë.

Një tjetër arrestim ka ndodhur në Vushtrri, ku i dyshuari mashkull kosovar është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Smrekonicës.

Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata janë arrestuar edhe dy persona në Ferizaj dhe janë dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Prishtinës, bëhet me dije në raportin 24 orësh të PK-së, përcjellë Gazeta Sinjali.

/Gazeta Sinjali/