Policia e Kosovës ka arritur t’i arrestojë personat që ishin duke i kërkuar për shkak të veprave të tyre penale, shkruan Gazeta Sinjali.
Burime të Gazetë Sinjali brenda Policisë së Kosovës kanë bërë të ditur se numri i personave të arrestuar brenda 24 orëve është katër.
Njëri nga arrestimet është bërë në fshatin Dumnicë e Poshtme në Podujevë dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Prishtinës.
I dyti arrestim është bërë në fshatin Glloboqicë në Kaçanik, i cili gjithashtu është dërguar në vuajtje të dënimit në Prishtinë.
Një tjetër i kërkuar është dërguar dje në burgun e Prishtinë për vuajtje të dënimit, i cili është arrestuar në Mitrovicë.
Ndërsa rasti i katërt i arrestimit ka ndodhur në Pikën Kufitare në Jarinë, i cili po ashtu është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Prishtinës.