Gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar tre persona për vepra të ndryshme penale, raporton Gazeta Sinjali.
Njëri arrestim ka ndodhur në Graqanicë ku në bazë të urdhëresës së Gjykatës është arrestuar i kërkuar mashkull i nacionalitetit serb dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Mitrovicës Veriore.
Arrestimi tjetër është bërë në Pikën Kufitare ‘Qafa e Morinës’, ku në bazë të urdhëresës së Gjykatës është arrestuar po ashtu një person i nacionalitetit serb dhe është dërguar në vuajtje në paraburgim në Hajvali.
Rasti i tretë ka ndodhur në rrugën “Isa Demaj” në Pejë ku në bazë të urdhëresës së Gjykatës, është arrestuar i kërkuari mashkull shqiptar dhe i njëjti është dërguar në mbajtje.