Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) i ka publikuar rezultatet e fundit për viktimat, rastet e reja dhe të shëruarit nga koronavirusi.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 136 pacientë, raporton Gazeta Sinjali.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 3,505.
Ndërkaq, sot janë konfirmuar gjithashtu 181 raste të reja me COVID-19.
Numri total i rasteve pozitive është 6,467 raste nga 32,795 persona të testuar për COVID-19.
Aktualisht numri i rasteve aktive është 2,804.
Deri tani, 158 persona kanë vdekur. Ata, sipas IKSHPK-së kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese. /Gazeta Sinjali