Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Kosovës, po vazhdon intervistimin e Ymer Fejzullahut, kryesues i Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji.
Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, e ka pyetur atë rreth mënyrës se si janë shpenzuar 20 milionët e ndara nga Qeveria e Kosovës.
Derisa Fejzullahu ka bërë të ditur se është duke u përpiluar një raport me të dhënat e të cilit do të publikohen së shpejti.
Nga ana tjetër deputeti Tahiri ka thënë se komisioni ka katër muaj që po pret një përgjigje nga ana e ZRrE-së rreth asaj se si janë shpenzuar këto para, andaj i ka kërkuar Fejzullahut që t’i ndajë të dhënat me komisionin, para se të përfundojë raporti.
Por kryesuesi i Bordit të ZRrE-së Ymer Fejzullahu theksoi se një gjë e tillë nuk është e mundur për momentin.