image Për 15 minuta shiten të gjitha biletat e ndeshjes Kosovë - Çeki

Futboll

Sport/ Për 15 minuta shiten të gjitha biletat e ndeshjes Kosovë – Çeki

news image

Kosova do të luajë ndeshjen e radhës për kualifikueset e Euro 2020 ndaj Republikës Çeke më 7 shtator, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ditën e sotme kanë dalur në shitje edhe biletat për këtë takim, por që të gjitha janë shitur brenda 15 minutash, duke treguar kështu që tifozët kanë interesim të madh për lojën.

Stadiumi “Fadil Vokrri” me kapacitet 12500 ulse ishte mbushur edhe më herë përplot me tifozë, kështu duke treguar që janë të gatshëm të mbështesin kombëtaren në çdo ndeshje./Sinjali/