Komuna e Kamenicës ka njoftuar se inspektorët komunalë dhe Policia e Kosovës vazhdimisht janë duke monitoruar gjendjen për respektimin e masave anti-COVID, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas njoftimit, gjatë javës së kaluar, Policia e Kosovës ka shqiptuar 58 tiketa ndaj personave që nuk i kanë respektuar këto masa, kurse inspektorët komunalë kanë shqiptuar dy gjoba në vlerë prej 200 eurosh ndaj gastronomëve për mosrespektim të masave.
“40 tiketa janë shqiptuar për mosmbajtjen e maskës me gjobë prej 35 euro, 14 tiketa janë shqiptuar për mosmbajtjen e distancës fizike me gjobë 35 euro, si dhe 4 tiketa janë shqiptuar për organizime të aktiviteteve publike dhe jopublike të ndaluara me gjobë prej 200 euro”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Komunës.
Njoftimi i plotë:
Inspektorati e Policia vazhdojnë me inspektimin dhe monitorimin e gjendjes, bëjnë thirrje për respektim të masave anti-COVID.
Policia në Komunën e Kamenicës në bashkëpunim me Inspektoratin Komunal në vazhdimësi kanë monitoruar dhe inspektuar gjendjen për respektimin e rregullave anti-COVID të vendosura nga Qeveria e Kosovës.
Sipas policisë, për periudhën kohore 22.12.2020-28.12.2020, janë shqiptuar gjithsej 58 tiketa personave që nuk kanë respektuar vendimet e Qeverisë sipas ligjit: LIGJI NR. 07/L-006 – PËR PARANDALIMIN DHE LUFTIMIN E PANDEMISË COVID-19 NË TERRITORIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS.
40 tiketa janë shqiptuar për mosmbajtjen e maskës me gjobë prej 35 euro, 14 tiketa janë shqiptuar për mos mbajtjen e distancës fizike me gjobë 35 euro, si dhe 4 tiketa janë shqiptuar për organizime të aktiviteteve publike dhe jopublike të ndaluara me gjobë prej 200 euro.
Ndërsa sipas Inspektoratit Komunal gjatë inspektimit të biznesve janë shqiptuar 2 gjoba për mosrespektim të masave.
Të dy gjobat janë shqiptuar për mosrespektim të masave nga shërbimet e gastronomisë në vlerë prej 200 euro për secilën./Gazeta Sinjali/