image Pensionistët të zhgënjyer që Qeveria nuk ua vazhdoi shtesat

Sociale

Pensionistët të zhgënjyer që Qeveria nuk ua vazhdoi shtesat

news image

Pensionistët nuk e kanë pritur mirë lajmin se për dallim nga tre muajt e kaluar do të marrin më pak të ardhura.

Ata shprehen të zhgënjyer me Qeverinë që nuk ua ka vazhduar shtesat në vlerë të njëjtë.

Pajazit Fazliu tha se vendimi i Qeverisë është shumë i gabuar derisa është shprehur i zhgënjyer nga ky vendim.

“Vendim shumë i gabuar, pasi që edhe rrogat e vogla, edhe aty me mi nal për mu është shumë gabim. Edhe shtesat që do t’i marrin deri në fund të vitit është pikëpyetje, vallahi po na ka zhgënjye”, u shpreh ai për ekonomiaonline.

Edhe Basri Shabani tha se është i zhgënjyer nga ky vendim i Qeverisë.

“Po qysh jo në vend se me shku përpara ne po shkojmë përmasë, jemi zhgënjyer shumë. Në vend se me i rrit ne i zvogëlojmë”, u shpreh ai.

Shemsie Bushra, pranon këtë vendim pasi thotë se është vendim i Qeverisë, dhe siç u shpreh ajo, “nuk mund të shtyhemi me të”.

Ekrem Morina edhe pse nuk është pensionist tha se nga Qeveria kanë pritur rritje të pensioneve.

“Ne kemi menduar se kjo ka me qenë qeveri për vendime sociale. Unë nuk jam zhgënjyer se nuk varna prej kësaj, por edhe pensionistët edhe ne kemi prit krejt tjetër vendime që do të merr”, u shpreh ai.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se vendimi i Qeverisë paraprake pas muajit prill nuk kishte planifikuar vazhdimin e dyfishimit të ndihmës sociale dhe shtesat prej 30 eurosh për pensionistët që marrin më pak se 100 euro.

/Gazeta Sinjali/