Pamje tronditëse janë regjistruar në një restorant në Pensilvani, kur klientët dhe stafi i tij u përfshinë në një përleshje, pasi kuzhinieri i shërbeu biftekun e fundit në bufe një burri që hyri pa radhë.
Në përleshje u përfshinë më shumë se 40 persona ku u përdorën grushte dhe mjete të forta.
Ngjarja mund të ishte përshkallëzuar më tej, por fatmirësisht policia ndërhyri në kohë dhe ndaloi disa nga personat e përfshirë. /GazetaSinjali/