image Ekskluzive: Këta janë dy 18-vjeçarët e arrestuar për përleshjen brutale në Gjilan

Siguri

Ekskluzive: Këta janë dy 18-vjeçarët e arrestuar për përleshjen brutale në Gjilan

news image

Një përleshje brutale ndodhi sot në Gjilan, mes disa të rinjve, njëri prej të cilëve mbeti i lënduar, si pasojë e sulmit fizik nga disa të dyshuar. Sinjali ka mësuar identitetin e dy personave të dyshuar, që u arrestuan nga Policia.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se bëhet fjalë për dy 18-vjeçarë: Eltin Halimi dhe Balik Shala, të cilët tashmë ndodhen nën masën e ndalimit prej 48 orësh.

Motivet e përleshjes ende nuk dihen, teksa Policia njoftoi se ka nisur hetimet për rastin.

Më poshtë gjeni pamjet nga momenti i përleshjes në mes të rrugës, që terrorizoi qytetarët përreth.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/