image Pengu i madh që i mbeti Nexhmije Pagaraushës deri në vdekje

Muzikë

Rikujtim/ Pengu i madh që i mbeti Nexhmije Pagaraushës deri në vdekje

news image

Jeta plot art e dashuri e ikonës së muzikës shqipe, Nexhmie Pagarusha, ka përfunduar sot. “Bilbili i Kosovës” vdiq në moshën 86-vjeçare pas një sëmundje të rëndë e cila e mbajti në shtrat që një kohë të gjatë.

Ndonëse nuk ishte e kënaqur me trajtimin që ia bënte shteti i Kosovës, Pagarusha insistonte që të mos komentonte gjatë për këtë, duke e lënë që “t’i mbetet gjithkujt në ndërgjegje se çfarë kanë bërë për artistët”, shkruan Gazeta Sinjali.

Në një intervistë të realizuar para rreth një viti, Pagarusha megjithatë tregoi pengun e saj më të madh që i kishte mbetur gjatë karrierës muzikore, e që lidhej me institucionet shtetërore të Kosovës.

“Unë shumë herët jam larguar nga skena. Më mbetet peng që nuk kam pasur përkrahjen institucionale për ta bërë një koncert solistik në Kosovë. Tanimë nuk besoj që isha kthyer në skenë sepse artisti e ndjen momentin kur duhet të lë skenën”, kishte thënë Nexhmije Pagarusha.

Këngët e Nexhmije Pagarushës vazhdojnë të dëgjohen edhe ditëve të sotme, edhe nga ata që ikonën e muzikës shqiptare e njohën vetëm nga prindërit e tyre. /Gazeta Sinjali/