image Pendarovski: I mbështesim aspiratat e euroatlantike të Republikës së Kosovës

Politikë

Pendarovski: I mbështesim aspiratat e euroatlantike të Republikës së Kosovës

news image

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, tha se me presidenten Vjosa Osmani biseduan në lidhje me shumë çështje në rajon dhe se u dakorduan që të dy shtetet të luajnë një rol të rëndësishëm në përpjekjet për stabilitet në rajon.

“Kishim një bisedë kuptimplotë, ku shkëmbyem mendime dhe informacione mbi temat aktuale të marrëdhënieve bilaterale, mbi gjendjet në të dy vendet, mbi bashkëpunimin tonë aktual ekonomik dhe të ardhshëm, si dhe mbi çështjet rajonale dhe integrimet evropiane, të cilat për fat të keq po zhvillohen nën trysninë e efekteve negative të invazionit rus mbi Ukrainën. Në kontekst të sfidave aktuale rajonale, me presidenten Osmani u dakorduam se shtetet tona kanë një vend të rëndësishëm në rolin e vet aktiv në përpjekjet për arritjen e stabilitetit të qëndrueshme, fqinjësisë së mirë dhe prosperitetit ekonomik në Ballkanin Perëndimor”, tha Pendarovski në një konferencë për media bashkë me Osmanin.

“Riafirmoj qëndrimin tonë se i mbështesim aspiratat e euroatlantike të Republikës së Kosovës dhe se Maqedonia e Veriut është e gatshme të ndajë përvojat e veta në lidhje me proceset reformuese, si proceset reformuese, si në rrugën drejt Bashkimit Evropian, ashtu edhe drejt anëtarësimit në NATO”, u shpreh tutje ai.

Pendarovski po ashtu tha se mbështetin vendimin e Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën.

/GazetaSinjali/