image Penalltia shpëton Barcelonën, VAR-i "njeriu" i ndeshjes

Futboll

Futboll/ Penalltia shpëton Barcelonën, VAR-i “njeriu” i ndeshjes

news image

Barcelona ka regjistruar fitore të vështirë ndaj Real Sociedadit në kuadër të javës së 27-të në La Liga.

Ishte minuta e 81-të, kur Lionel Messi e shndërroi në gol penalltinë e akorduar pas rishikimit të prekjes me dorë brenda zonës së Sociedadit, shkruan Gazeta Sinjali.

Në fund të ndeshjes, Jordi Alba realizoi edhe golin e dytë, por që më vonë u anulua nga dhoma e VAR-it.

Me këtë fitore, Barcelona bëhetë lider momentalisht me 58 pikë, dy më shumë se Real Madridi i cili ka një ndeshje më pak.

Në anën tjetër, Sociedadi gjendet ende brenda zonës së Evropës me 43 pikë në pozitën e gjashtë./Gazeta Sinjali/