Barcelona ka regjistruar fitore të vështirë ndaj Real Sociedadit në kuadër të javës së 27-të në La Liga.
Ishte minuta e 81-të, kur Lionel Messi e shndërroi në gol penalltinë e akorduar pas rishikimit të prekjes me dorë brenda zonës së Sociedadit, shkruan Gazeta Sinjali.
Në fund të ndeshjes, Jordi Alba realizoi edhe golin e dytë, por që më vonë u anulua nga dhoma e VAR-it.
Me këtë fitore, Barcelona bëhetë lider momentalisht me 58 pikë, dy më shumë se Real Madridi i cili ka një ndeshje më pak.
Në anën tjetër, Sociedadi gjendet ende brenda zonës së Evropës me 43 pikë në pozitën e gjashtë./Gazeta Sinjali/