Këngëtari i mirënjohur dhe shumë dashur për publikun, Butrint Imeri, është duke e shijuar suksesin e këngës së fundit “Dream Girl”.
Kënga në bashkëpunim me artistin e njohur, Nimo, në vetëm pak ditë ka arritur të marrë mbi katër milionë klikime në kanalin Youtube.
Këtij suksesi i është gëzuar edhe vetë këngëtari, i cili e ka bërë të ditur këtë përmes një video të publikuar në rrjetin social, Instagram.
“Krejt nanush ti je…#4milly”, ka shkruar ai sipër videos së publikuar, transmeton Sinjali.
Kënga është publikuar më 1 gusht në kanalin zyrtar të AVD Digital dhe deri më tani është njëra ndër këngët më të dëgjuara të sezonës së verës./Sinjali/