image Pëllumb Bajqinovci zgjidhet kryesues i Kuvendit Komunal të Prishtinës

Sociale

Pëllumb Bajqinovci zgjidhet kryesues i Kuvendit Komunal të Prishtinës

news image

Pas seancës së jashtëzakonshme të thirrur për sot nga asamblistët që u përkasin subjekteve në pushtet në kryeqytet, Pëllumb Bajqinovci është votuar si kryesues i Kuvendit Komunal në Prishtinë.

Zgjedhja e Bajqinovcit u bë pavarësisht që Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal e ka hedhur poshtë vendimin për shkarkimin e Fehmi Kupinës nga pozita e Kryesuesit.

Në mbledhjen e pestë të kuvendit komunal është votuar për shkarkim të Kupinës, por ai paraprakisht e kishte mbyllur seancën me arsyen se nuk kishte kushte për punë.

Muajin e shkuar ai dha dorëheqje nga LDK-ja dhe bashkoi votat me opozitën për t’i shkarkuar aksionarët e ndërmarrjeve publike.

/GazetaSinjali/