image Zgjedhjet në Serbi, kaq persona votuan deri në orën 16:00 në Preshevë

Politikë

Zgjedhjet në Serbi, kaq persona votuan deri në orën 16:00 në Preshevë

news image

Në komunat me shumicë shqiptare në Serbi nuk ka pasur shumë interesim për të votuar, krahasuar me rajonet e tjera të shtetit serb.

Kryesuesi i Këshillit Zgjedhor në komunën e Preshevës, Alban Mehmeti, ka bërë të ditur se deri në orën 16:00 kanë dalë për të votuar 9.5 për qind e totalit, që kanë të drejtë vote.

“Procesi ka shkuar në rregull dhe i qetë. Deri tani s’ka pasur ndonjë parregullsi, përveç dalja është jashtëzakonisht e vogël. Nga gjithsej 44 mijë votues që ka komuna e Preshevës, deri në orën 16:00 kanë votuar 4020 votues, apo 9.5 për qind e votuesve”, tha ai për KP.

Serbia nuk ka ndonjë mënyrë që ua mundëson shtetasve jashtë saj që të votojnë, ndërsa Qeveria e Kosovës nuk ka lejuar që të organizohen zgjedhjet e shtetit fqinj në territorin e Kosovës.

/GazetaSinjali/