Një nënë ka raportuar në polici se vajza e saj e mitur është larguar nga shtëpia për të shkuar në shtëpinë e të dyshuarit mashkull.
Policia ka intervistuar të dyshuarin dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Njoftimi i plotë i policisë:
BASHKJETESË ME PERSONIN NËN MOSHËN GJASHTËMBËDHJETË, Pejë, 21.08.2020-10:55. Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se vajza e saj e mitur ka dalë nga shtëpia dhe se është në shtëpinë të dyshuarit mashkull kosovar. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt. /Gazeta Sinjali/