Ditëve të fundit është rritur numri i personave që kanë rënë në prangat e Policise për shkak se kanë poseduar substanca të ndryshme narkotike, shkruan Gazeta Sinjali.
Një rast i tillë ka ndodhur sot në mesditë në qytetin e Pejës, ku Policia ka ndaluar dhe e ka kontrolluar një person, të cilit i është gjetur një sasi e narkotikëve, e llojit marihuanë, në xhepin e xhaketës.
Burimet e Gazetës Sinjali kanë njoftuar se i dyshuari është arrestuar dhe është intervistuar.
Ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.