Policia dje rreth orës 14:00 e ka arrestuar një person në Pejë, pasi ai i kishte rrahur e kërcëbyar familjarët e tij.
Siç njofton Policia, pejani pas një mosmarrëveshje i ka kërcënuar dhe i ka sulmuar fizikisht babain, nënën dhe motrën e tij, shkruan Gazeta Sinjali.
“Pejë 10.03.2020-13:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje, ka kanosur dhe ka sulmuar fizikisht viktimat një mashkull dhe dy femra kosovare (babanë e tij, nënën dhe motrën)”, ka njoftuar Policia.
Pas arrestimit, ai është dërguar në mbajtje, ndërsa nëna dhe motra e tij kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. /Gazeta Sinjali/