image Pejani i dyshuar për narkotikë, kërkohet nga policia

Kosovë

Pejani i dyshuar për narkotikë, kërkohet nga policia

news image

Policia e Kosovës në Pejë është në kërkim të personit Astrit (Isë) Hasanaj i lindur me 15.03.1976, në Pejë.

Sipas njoftimit, Hasanaj dyshohet për veprat penale blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të Narkotikëve.

Me aktgjykim  te Gjykatës Themelore ne Prishtine , të ndryshuar  me aktgjykimin e Gjykatës  se Apelit  te Kosovës i është shqiptuar dënimi me burg si më poshtë :

I dënuar  me burgim  në kohëzgjatje  prej 4 vjet e 6 muaj, (Aktgjykim i plotfuqishëm)

I dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 1 vit e 4 muaj, (Aktgjykim i plotfuqishëm)

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor. /Gazeta Sinjali/