Policia e Kosovës në Pejë është në kërkim të personit Astrit (Isë) Hasanaj i lindur me 15.03.1976, në Pejë.
Sipas njoftimit, Hasanaj dyshohet për veprat penale blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të Narkotikëve.
Me aktgjykim te Gjykatës Themelore ne Prishtine , të ndryshuar me aktgjykimin e Gjykatës se Apelit te Kosovës i është shqiptuar dënimi me burg si më poshtë :
I dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 4 vjet e 6 muaj, (Aktgjykim i plotfuqishëm)
I dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 1 vit e 4 muaj, (Aktgjykim i plotfuqishëm)
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor. /Gazeta Sinjali/