Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar për sulm fizik ndaj bashkëshortes dhe dy fëmijëve të tij, dy ditë më parë rreth orës 20:30 në Pejë, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas policisë i dyshuari në ato momente kishte qenë nën ndikimin e alkoolit.
Me këtë rast viktimat janë dërguar për tretman mjekësor. Kurse i dyshuari, me vendim të prokurorit, është dëeguar në mbajtje. /Gazeta Sinjali/