Një person i gjinisë mashkullore është arrestuar dje në Pejë, pasi i njëjti ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj nënës së tij.
Policia njofton se viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë i policisë:
Pejë 03.06.2020 – 16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj nënës së tij viktimës femër kosovare. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Gazeta Sinjali/